“Sa shumë drama politike”/ Bekim Sejdiu flet pas tërheqjes së kandidaturës për President: Po venitet shpresa e qytetarëve

14 September 2026, 20:01 / KOSOVA ALFA PRESS
“Sa shumë drama politike”/ Bekim Sejdiu flet pas tërheqjes

Emri që u propozua para disa javësh si kandidat konsensual për president, ka vendosur të heq dorë.

Bekim Sejdiu ka njoftuar se ka vendosur të tërhiqet nga kandidatura për kryetar shteti, për shkak të, siç tha ai, rrethanave të krijuara.

"Në rrethanat e krijuara, të karakterizuara nga mungesa e mbështetjes së nevojshme parlamentare për zgjedhjen time si Presidentit dhe nga devijimi i tërë procesit në vorbullën e dinamikave dhe përplasjeve të brendshme politike, kam vendosur të tërhiqem nga kandidatura për President të Republikës së Kosovës.

Për këtë vendim timin i kam njoftuar më herët përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Lëvizjes Vetëvendosje.

Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj nuk kanë nevojë për drama politike dhe thellim të polarizimit, por për maturi dhe bashkim në funksion të forcimit të shtetit tonë.

Prandaj, me sinqeritetin më të madh shpresoj se partitë politike do të gjejnë rrugëdalje nga ky rreth vicioz, i cili, më shumë se çdo gjë tjetër, po e venitë shpresën e qytetarëve për një të ardhme prosperuese për ta dhe familjet e tyre.

Republika e Kosovës është shtëpia jonë e përbashkët, e lindur nga ideale të pathyeshme dhe sakrifica sublime. Kosova qëndron mbi çdonjërin prej nesh, ndaj, së bashku, ia kemi borxh t’i shërbejmë me devotshmëri, gjithmonë, kurdo dhe pa asnjë kusht." 

Po ndodh...