Edi Rama reagon sërish për rrogat e gjyqtarëve, tregon “vendin” e Kushtetueses: Vetëm qeveria ka të drejtë për pagat
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me pagat e gjyqtarëve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë e ka bërë të qartë që askush nuk e zëvendëson dot Parlamentin dhe as nuk urdhëron dot legjislativin.
Ndër të tjera ai ka theksuar se politika e pagave propozohet nga qeveria, miratohet nga Parlamenti dhe zbatohet po nga qeveria, ndërkohë që Kushtetuesja ndërhyn vetëm kur cënohet një parim apo normë kushtetuese.
Ai shprehet gjithashtu se çdo përpjekje për të imponuar rritjen e pagave përmes mjeteve politike apo juridike do të përbënte një sfidë të re për shtetin, duke nënvizuar se dialogu mes pushteteve të pavarura mbetet i nevojshëm.
“Nëse largqoftë, shoqatat e prokurorëve e të gjykatësve kanë vendosur që me mjete politike dhe juridike të koordinuara me zyrat e prokurorive e të gjykatave si një ushtri e rreshtuar kundër qeverisë, të na imponohen me kallzime, sigurime a përmbarime për të rritur pagat e tyre, atëherë jemi përpara një sfide të një lloji të ri, e cila nuk na tremb po na shqetëson pamasë. Por ne nuk duam të jetë kështu dhe unë nuk dua ta lejoj që të ndodhë kështu, sepse ndryshe nga si e mendon ky gjykatësi mediatik, kjo e pagave stratosferike, për ne nuk është çështje inati po sfidë shtetbërjeje europiane e Shqipërisë”, shkruan Raama ndër të tjera.
Ky reagim i Ramës ka ardhur pas deklaratës së bërë nga gjyqtari i GJKKO-së, njëkohësisht dhe kreun e Shoqatës së Gjyqtarëve, Engert Pëllumbi, i cili në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” argumentoi se çështja nuk ka të bëjë me një ngërç buxhetor, por me politikën dhe arrogancën.
Reagimi i Ramës:
Kurrë jo, kjo nuk është gjuhë gjykatësi, po gjuhë ultrasi që bërtet në rrugë kundër VAR-it.
Keqardhje dhe disa të vërteta të thjeshta:
Askush nuk e zëvendëson dot parlamentin dhe as nuk e urdhëron dot legjislativin se kur duhet ta ngrejë dorën. Vetëm Gjykata Kushtetuese e askush tjetër, ka të drejtën dhe detyrën t’i thotë se kur e ka ngritur dorën gabim, po as ajo vetë nuk i thotë dot kurrësesi pushtetit të pavarur legjislativ se si duhet ta ngrejë dorën.
Politikën e pagave e propozon vetëm qeveria, e miraton vetëm parlamenti dhe e zbaton vetëm qeveria. Gjykata Kushtetuese ndërhyn vetëm nëse cënohet një parim a një normë kushtetuese, që ligjvënësit duhet ta riparojnë pa u cënuar në pavarësinë e tyre, siç e shohin ata të udhës të shprehen me votën e tyre.
Nëse largqoftë, shoqatat e prokurorëve e të gjykatësve kanë vendosur që me mjete politike dhe juridike të koordinuara me zyrat e prokurorive e të gjykatave si një ushtri e rreshtuar kundër qeverisë, të na imponohen me kallzime, sigurime a përmbarime për të rritur pagat e tyre, atëherë jemi përpara një sfide të një lloji të ri, e cila nuk na tremb po na shqetëson pamasë. Por ne nuk duam të jetë kështu dhe unë nuk dua ta lejoj që të ndodhë kështu, sepse ndryshe nga si e mendon ky gjykatësi mediatik, kjo e pagave stratosferike, për ne nuk është çështje inati po sfidë shtetbërjeje europiane e Shqipërisë.
Eshtë shumë e thjeshtë. Tryeza e përgatitur për takimin e kërkuar dhe të anulluar vazhdon të jetë gati. Në 17 shtator mbaron vetëm ky episod i tensionuar publikisht, që mund dhe duhet të ishte shmangur, por nuk shteron nevoja për të komunikuar mes pushteteve të pavarura. Përkundrazi, ajo nuk lindi nga episodi i pagave dhe do të jetë edhe më e madhe në çdo hap deri në anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Por ne tryezën dhe gatishmërinë kemi, të tjerat janë në gjykimin e gjykatësve:-)
Po ndodh...
Basha, Berisha dhe një takim me prindër në SHBA!
ide
Edi Rama, kujt i ankohesh? Ti ke qenë problemi!
Tashmë e dimë që Edi Rama nuk ka limit, por a e ka SPAK limit Ramën?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128