“Jemi në shkollë, jo në burg të sigurisë së lartë”, Mehmeti: Rezultatet e PISA-s gafë e rëndë, jemi të fundit në çdo gjë

14 September 2026, 22:49 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS
“Jemi në shkollë, jo në burg të sigurisë së

Fotografia më e zymtë që mund të shohë e gjithë shoqëria jonë, është për ekspertin e Arsimit Ndriçim Mehmeti situata e arsimit sot në vendin tonë. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN ai iu referua sigurisë në shkolla dhe pranisë së policisë, në një kohë që sipas tij vëmendja duhet të ishte te cilësia e arsimit, teknologjia dhe kushtet bazë në shkolla.

“Ne diskutojmë në 2026 i kemi të sigurta shkollat, ndërkohë që pas 4 vjetësh pretendojmë të hyjnë BE. Ndërkohë që duhet të diskutonim për sa salla kompjuterash kemi çfarë u bë me projektin Gjuha e kodimit, me librat digjitalë, me projektin e tabletave, ku u zhdukën 35 mijë euro? Por diskutojmë diskutojmë a do kemi policë kur të vemi në shkollë apo jo, do jetë xhaxhi polici atje apo jo? Del edhe drejtori i policisë, nuk e mora vesh pse doli për të thënë që shiko unë urdhëroj të zbatoni urdhrin. thanë do bëjmë këtë, do bëjmë atë. Edhe nuk bënë asgjë. Tani thonë kemi 20 kamera inteligjente. Ore mos e ka ngatërruar shkollën me burgun e sigurisë së lartë apo jo? Jemi në shkollë ore. Nuk jemi në burg të sigurisë së lartë. Në qoftë se ne nuk menaxhojmë dot vetë shkollën brenda vetes, është një lloj si në familje. Hajde vëmë kamera të shohim se kush na vjedh lekët. Dhe në qoftë se ne kemi dyshime se dikush brenda familjes na vjedh lekët, atëherë ka marrë fund familja. Kështu është edhe shkolla”, tha ai në Off the record me Andrea Dangllin  në A2 CNN.

Ai ngriti shqetësimin edhe për mungesën e shërbimeve bazë në shumë shkolla. Sipas tij, varfëria dhe kushtet sociale po ndikojnë në braktisjen e shkollës nga nxënësit.

“Në Baldushk para 4 vjetëve u bë shkolla pa banjë. Ti ke brenda Tiranës që nuk ka ujë të ngrohtë asnjë shkollë. Ujë të pijshëm nuk ka. Ti i ke pa ngrohje. Ti ke nxënës të cilët nuk kanë mundësi të shkojnë në shkollë, sepse nuk janë vetëm tekstet që i dhe librat. I dhe librat po ai s'ka xhup, ai s'ka atlete. Atij i vjen turp se bullizohet për shkak të veshjes së tij. Ai nuk ka ushqim që të shkojë. Dhe gjuha që përdori ministrja ishte një gjuhë e papranueshme. Në një vend tjetër ajo do kishte dhënë dorëheqjen. Tha nuk jemi këtu për hallin e prindërve”, tha eksperti i arsimit në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Sipas Mehmetit rezultatet e fundit të PISA-s ishin një gafë, pasi sipas tij vendi ynë është i fundit në çdo gjë, ndërsa rënia e numrit të nxënësve është një tjetër shqetësim

“Ne nuk dimë ku jemi. Ne fluturuam me rezultatet e PISA-ës që ishte një tjetër gafë e rëndë që u bë. Ne vazhdojmë dhe vijojmë të jemi të fundit. Jemi të fundit në çdo gjë. Ne kemi rënien më të fortë në të gjithë Europën me 4%. U tha 1500. Po unë di shifrat jo zyrtare janë 5900 nxënës që mungojnë. Po dhe 1500 të mungojnë, pjesëtoi pak për 30 sa klasa të mbyllura? Ne nga 100% që kemi që futen në shkollë ne na ikin rrugës nja 6% sipas shifrave të vetë INSTAT-it dhe na futen në arsimin e mesëm 94%. Këta të 25.000 që ne futëm 3600 nuk venë fare në shkollë dhe 1500 na mungojnë janë 5100. Do të thotë që ne që jemi pedagogë na vijnë së paku 5000 deri në 7.000 studentë më pak minimalisht”. (A2 Televizion)

Po ndodh...