Nesër shpallet vendimi për ish-krerëve të UÇK-së
Pas më shumë se katër vitesh proces gjyqësor në Hagë, nesër, më 16 shtator, pritet të shpallet aktgjykimi i shkallës së parë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe ish-krerëve të UÇK-së, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se seanca për shpalljen e vendimit do të zhvillohet të mërkurën, në orën 10:00. Seanca do të jetë publike dhe do të transmetohet në gjuhët shqipe, angleze dhe serbe.
Katër ish-drejtuesit e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë përndjekje, burgim të paligjshëm, torturë, vrasje dhe zhdukje të detyruar.
Prokuroria ka kërkuar nga 45 vite burgim për secilin prej tyre, ndërsa mbrojtja ka kërkuar lirimin e plotë të të akuzuarve.
Vendimi i trupit gjykues pritet të ndiqet me vëmendje të madhe në Kosovë dhe në mbarë hapësirën shqiptare. Shpallja e aktgjykimit pritet të jetë një prej momenteve më të rëndësishme të procesit gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, ndërsa në Kosovë tashmë është rritur ndjeshëm pritshmëria për vendimin që do të përcaktojë fatin e tyre në shkallën e parë.
Po ndodh...
Basha, Berisha dhe një takim me prindër në SHBA!
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128