Rama tha se ministri Malaj, u konsultua me atë/ SPAK nis hetim për pagat e magjistratëve, sekuestron praktikat te MF
SPAK ka nisur hetimet për çështjet e pagave të gjyqtarëve.
Kujtojmë se gjyqtarët depozituan kallëzim penal lidhur me mosekzekutimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve për muajin gusht 2026.
Në kallëzim kërkohet që organi i prokurorisë të hetojë rrethanat e krijuara dhe të identifikojë personin ose personat që kanë marrë, transmetuar apo zbatuar vendimmarrjen që ka sjellë mosdhënien e pagave. Mes personave të kallëzuar është edhe ministri i Financave, Petrit Malaj.
Në kallëzim theksohet se situata nuk prek vetëm një magjistrat, por një numër të konsiderueshëm gjyqtarësh dhe prokurorësh në të gjithë vendin.
Sipas kallëzimit, qëllimi është që prokuroria të përcaktojë përgjegjësinë individuale për veprimet ose mosveprimet konkrete që kanë çuar në mosekzekutimin e pagave.
Menjëherë pas kallzimit ku gjendet edhe emri ministrit të Financave, Petrit Malaj, Edi Rama tregoi karshillëk duke deklaruar: Pse nuk e futët edhe emrin tim, se ministri me mua është konsultuar!
Po ndodh...
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128