A po kërkon amnisti Edi Rama?
Tani që rrufetë po bien mbi Olimpin e pandëshkueshmërisë, po shtohen zëra për amnisti, në veçanti komentatorë pranë mazhorancës. Pretendimi i kësaj mikro fushate të deritanishme ështeë një amnisti për lehtësimin nga akuzat e “lehta”, ku me siguri në momentin e ndërhyrjes eventuale në Parlament, do të hidhet “mish dhie”, siç ndodhi me amnistinë e shkuar, nga rrjeta e të cilës shpëtuan edhe të dënuarit nga GjKKO, paçka pretendimeve fillestare të palëve.
Në fakt më shumë se amnisti, lëkundjet e shkaktuara në politikë nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit duhet të ndiqeshin nga një rëformë zgjedhore gjithëpërfshirëse.
Ata që sot janë nën presionin e SPAK vendosën të sabotojnë komisionin e Reformës Zgjedhore, për të mbrojtur formulën Rama-Berisha të 2008-ës.
Bindja e përhapur këto kohë ka qenë se SPAK do të ecte me “frena dore” t2 ngritura, teksa vendi afrohet me zgjedhjet, por pikërisht pamundësia e krijuar nga votimi i përbashkët për të mos ndryshuar thelbësisht ligjin zgjedhor 3 muaj më parë, është edhe arsyeja pse SPAK nuk do të frenohet edhe në afërsi të zgjedhjeve, pasi me vetëdije Rama dhe Berisha kërkuan ta çonin vendin në një garë elektorale pa garë.
Prandaj gjasat janë se nuk do të ketë as frenim të veprimit të SPAK dhe as amnisit.
Kjo e fundit, nëse do të duhej, duhet të ishte miraturar njëkohësisht me votimin e Reformës në Drejtësi, tani që Edi Rama ka mbetur si i fundit i mojkanëve të tranzicionit, duhet të përballet si gjithë kolegët e tij, me të njëjtat standarde, me pasojat e pushtetit të tij 26 vjeçar.
Pse hesht Sali Berisha për skandalin Çyrbja?
ide
Më mirë vetëm se i keq shoqëruar!
Pse shqiptarët duhet të shikojnë ekonominë në zgjedhjet 2025
Qeveria e saboton punën e SPAK (edhe) duke mos e mbështetur financiarisht
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128