
Aleanca e re, Berisha-Rama, tani janë deputet pa "të ardhme" brenda PD-së!

Pasi amerikanët zbuluan aleancën Rama -Berisha dhe ndihmën që Rama i dha në luftën kundër Lulzim Bashës, ai u përball me një reagim të ashpër deri në kërcënim.
Çdo mbështetje ndaj një non grate është kundër interesave të SHBA. Kështu Ramës i duhet një lëvizje indirekte, për të dëmtuar PD dhe për të ndihmuar Berishën, ose më saktë mbijetesën e tij.
Jo se Rama ka ndonjë afeksion për Berishën por kështu e ka të sigurt pushtetin e tij, tashmë të rrënuar në dyert e SPAK.
Nga ana tjeter Berishës i dolën të gjitha mashtrimet, me anë të të cilave sulmonte Lulzim Bashën dhe PD.
Familja e tij është në dyert e SPAK çka e rrënon dhe me shumë pseudo moralin e tij me të cilin u hodhi hi syve militantëve të verbër.
Ata që vazhdojnë ti qëndrojnë pranë, janë shumica njerëz që përbuzen nga demokratët dhe shqiptarët. Të tjerë në rastin më të mirë mund ti quash kamikazë politik dhe akoma ca të tjerë, alogjik.
Shitja e Shkodrës dhe humbja katastrofike në zgjedhjet vendore përfshi dhe në shtëpinë e tij në Tropojë, e derrmuan dhe e indentifikuan përfundimisht si shkaktarin kryesor të humbjes.
Në këto kushte të dyve, Ramës dhe Berishës, u duhej nje zgjidhje emergjente. Dhe me paratë e pushtetit, oligarkët e Ramës dhe dosjet që mban në sirtarë Berisha, u targetuan deputetë lehtësisht të shantazhueshëm.
Dikush me dosje sigurimi, dikush me dosje korrupsioni, dikush i lidhur me krimin, dikush me leje ndërtimi, parqe fotovoltaik, e dikush tjetër me financim resortesh.
Prandaj do shikoni e dëgjoni në vazhdim vetëm këtë grup që lufton me ato statuset në FB që ua japin gati, pasi intelekti i tyre në këto dy vjet është shfaqur mjerisht shumë i kufizuar.
Ata kanë misionin e radhës pasi për dy vjet Rama-Berisha dështuan për shkatërrimin e PD.
Skema është zbuluar prej kohësh në Tiranë, Bruksel e Washington dhe shumë shpejt shqiptarët do tronditen se si po përdoren me çfarë dhe nga kush.
Deri atëhere do të shikoni e dëgjoni shumë "histori" të cilat do të shpalosin se deri ku arrin amoraliteti në politikën shqiptare./ Alfapress.al
ide


Pse në Tiranë gjen “patriot” kundër Serbisë, por që ulin “brekët” para Greqisë?

A je budall a bon vetë o Gaz?!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128