
Martesat 'gay' nuk mund të jenë streha e asnjë të korruptuari

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj do të mbahet mend si një ndër politikanët më të pamoralshëm të Shqipërisë për dekada të tëra.
Ai në një moment krize politike personale zhvilloi një ceremoni të martesave mes homoseksualëve, në përpjekje ta përdorë atë si një mjet për të fituar mbështetje tek qendra e pushtetit që ai i mendon të fuqishme dhe mund ta ndihmojnë në luftën e tij për ti mbijetuar hetimeve të SPAK.
Politikanët më të këqinj janë ata që në momente të këqija të jetës dhe ardhmërisë së tyre politike bëjnë gjithçka, shesin gjithçka, japin gjithçka në mënyrë që të mbijetojnë.
Këta shesin tokë, atdhe, fe, parime, të afërm etj. Për këtë kategori politikanësh nuk ekziston asgjë përtej interesit dhe pushtetit politik. Për ta tërë, jeta dhe tërë bota është pushteti politik dhe asgjë nuk ka vlerë më të madhe. Çdo gjë është e shitshme, e tradhëtueshme, e tjetërsueshme, e vrasëshme.
Politikanë të tillë kanë tradhëtuar vendet e tyre në kohë të ndryshme dhe janë bërë me armiqtë kohë pas kohe në historinë e botës. Politikanë të tillë janë bërë herë fashistë, herë komunistë, herë me fe e herë pa fe, herë nacionalistë e herë kozmopolitë.
Politikanë të tillë ka patur në shumë vende. Kanë patur francezët dhe anglezët, kanë patur rumunët apo meksikanët. Politikanë të tillë në Shqipëri kanë punuar për Greqinë dhe krimet e saj në vitet e luftës së parë dhe të dytë ballkanike, politikanë të tillë kanë punuar për ushtritë malazese kundër shqiptarëve, politikanë të tillë shitën shiqptarët tek jugosllavët. Të gjithë e kanë bërë për interesa të ulëta të oreksit kafshëror për pushtet.
Ajo që bëri kryetari i bashkisë Erion Veliaj me martesat homoseksuale moralisht është komplet e njëjta gjë me keto tradhëti. Është një tradhëti e pështirë për interes politik. Erion Veliaj herë ka folur si i krishterë për dashurinë për familjen dhe fëmijët, herë ka folur si komunist për shpirtin solidar dhe ka sulmuar po si komunist duke quajtur fashistë kundërshtarët e vet, herë ka folur si mysliman duke thënë se ishte për umre (vizitë fetare në vendet e shenjta në Mekë). Tani shfaqet si promovues i martesave gay kur në Shqipëri nuk ka as ligj që e lejon dhe jo më që ta detyrojë atë.
Me aktin që kreu Erion Vleiaj fyu dhe poshtëroi shqiptarët, i shkeli me këmbë dhe iu ra në fytyrë atyre. Gjithsesi ai e kishte menduar mirë këtë. Ai synonte që të kishte reagime të forta, që ai të mund të vihej në qendër të sulmeve.
Ai do të ishte i lumtur që të sulmohej ashpërsisht në mënyrë që të shfaqej si njeriu “i lirë dhe demokratik” që sulmohet egërsisht nga ata që janë kundër progresit dhe lirive. Veliaj do të donte të shfaqej si njeriu që përballet me homofobët, me demokracifobët dhe me lirifobët. Ai do te donte sulmet më të egra. Kjo gjë do ta lumturonte.
Ai nuk do që të sulmohet pse dyshohet për vjedhje dhe mashtrime të rënda, pse dyshohet se bashkia është kthyer në një fabrikë poshtërsie, pse dyshohet se shkatërroi qytetin dhe paratë publike. Ai nuk do të sulmohet si i korruptuar. Ai kërkon ta zhvendosë qendrën e sulmeve.
Me këtë ai kërkon të gjejë pika mbështetëse në qendra të cilat i kanë të rëndësishme liritë dhe të drejtat e njeriut, i kanë të “shenjta” liritë seksuale dhe sidomos kanë të shenjtë mbrojtjen nga diskriminimi të homoseksualëve.
Veliaj kërkon të jetë në anën e atyre që “shoqëria i diskriminon”. Pra ai i fyeu dhe poshtëroi shqiptarët sepse zhvilloi një ceremoni martese të cilën ligji nuk e parashikon dhe së dyti i fyeu shqiptarët sepse e zhvilloi me qëllimin e mësipërm të luftëtarit per “liri” dhe të veteviktimizimit më pas.
Ai fyeu edhe vetë ata që u martuan sepse ata u përdorën për orekset politike të Veliajt. Ai fyeu gjithashtu edhe ndërkombëtarët apo vendimarrës të ndryshëm ndërkombëtarë sepse i konsidseron ata individë apo institucione që veprojnë, mbrojnë apo nuk mbrojnë njerëz në varësi të qëndrimt që ata kanë për homoseksulitetin.
Politikanët e rëndësishëm ndërkombëtarë, institucionet e rëndësishme ndërkombëtare që e cilësojnë mbrojtjen e homoseksulëve dhe lirinë e tyre për t'u martuar diçka të drejtë dhe madje deri në kufijtë e të shenjtës nuk e bëjnë këtë sespe kjo iu leverdis por e bëjnë sepse e kanë vokacion dhe bindje të brendshme filozofike.
Politikanët në perëndim dhe kudo që janë në anën e këtyre lirive dhe të drejtave (abstrakte apo pa kuptim por ky është debat tjetër) nuk e bëjnë këtë duke mbrojtur çdo të akuzuar për korrupsion vetëm pse ai zhvillon ceremoni martese gay.
Ata janë politkanë që kanë një moral të caktuar dhe nuk vihet në diskutim serioziteti i tyre. Veliaj i poshtëroi dhe fyeu ata. Veliaj i fyeu sepse iu tha atyre “ju e gjykoni të mirën dhe të keqen, të drejtën dhe të padrejtën nga promovimi apo jo i martesave gay.”
Velaij u tha atyre më mbroni se “jam i mirë, jam si ju, ngaqë mbroj martesën gay.” Ndërkohë ata nuk janë të mirë pse mbrojnë martesën gay por sepse nuk vjedhin, nuk shpifin, nuk shajnë, nuk e kthejnë politikën në një luftë totale të pamoraslhme për interesin personal.
Ajo që po bën SPAK nuk drejtohet kundër Veliajt, nuk drejtohet kundër Ramës apo kujtdo politikani tjetër. Ajo është thjesht luftë ndaj krimit dhe korrupsionit i cili nuk prekej prej tre dekadash.
Ajo që po bën SPAK nuk është as pro as kundër lirive të homoseksualëve dhe ata që sulmojnë, kritikojnë apo janë kundër Veliajt nuk janë kundër tij sepse janë homofobë, liberalofobë, apo demokracifovë. Homoseksulaiteti dhe martesa 'gay' nuk mund të jetë streha e (fundit) e të korruptuarve.
Nuk ka politikan ndërkombëtar apo qendër pushteti që e sheh homoseksualitetin dhe martesat 'gay' si strehë të tillë. Kështu që nuk ka shpëtim nga SPAK me martesa 'gay'.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128