Sondazhet dhe e vërteta!

30 Mars 2025, 23:01 / EDITORIAL NGA ALBAN DACI

Sondazhet dhe e vërteta!

Nuk ka sondazhe jo të vërteta, por ka sondazhe që bëhen për qëllime të caktuar. Metologjia e sondazheve është ajo klasike, bëhen intervista dhe mbi bazën e përgjigjes së pyetjeve ka një margjinalitet mbi vërtetësinë.

Sondazhet bëhen për të qenë sa më afër të vërtetës ose bëhen për të pasur projeksion drejt një vërtete të caktuar. Sigurisht, nuk ka një të vërtetë, por ka disa të vërteta.

Njeriu është i prirur të zgjedhë atë të vërtetë që është më afër preferencës/dëshirës së tij.

Për shembull në parashikimin e motit ka disa opsion, se: dita mund të ketë vranësira, diell ose reshje shiu. Ai që pëlqen ditën me diell është më i prirur të besojë se nuk do të bjerë shi.

Ndërsa ai që pëlqen shiun dhe urren vapën është më shumë i prirur të besojë që dita e nesërme do të jetë me reshje shiu.

Kështu janë edhe sondazhet. Sidomos sondazhet në politikë kanë të njëjtin efekt tek votuesit. Nuk ka sondazh të gabuar, por ka pyetje për të cilat kërkohet një rezultat ose një qëllim.

Në politikë ka sondazhe duhen për të orientuar votuesit e sidomos ato të fashës gri për të zgjedhur me pragmatizëm fituesin ose më të fortin, ose për të bindur votuesin e lëkundur që të mos ndryshojë mendje në zgjedhje e para përcaktuar.

Sondazhet kohët e fundit dhe thuajse gjithmonë bëhen nga institute private. Ai që paguan dikton mënyrën e të bërit sondazhin dhe pyetjet për të cilat është i interesuar.

Nuk ka sondazhe elektorale të bërë nga institucione shtetërore që mund të jenë të pavarura nga interesi politik.

Në kapitalizëm ai që paguan vendos kushtet dhe përcakton qëllimin! Kjo tashmë dihet prej shumë kohësh.

Megjithatë, një institut privatë që merret me sondazhe tregon seriozitetin e tij nga historiku i punës dhe nga metodat e aplikuara.

Shpesh sondazhet janë kthyer si forma okulte që askush nuk din asgjë dhe njihen në fund vetëm me shifra të mbushura me numra, presje e përqindje!
Megjithatë, për sondazhet politike ka disa kritere standarde.

Nuk mund të ketë sondazh profesional dhe kombëtar në zgjedhje, pavarësisht vendit se ku bëhen dhe nga kush bëhen, që përtej çdo realitetit, të mos marr konsideratë dhe në studim një lider që ka qenë disa herë ministër, kryebashkiak dhe kreu i Opozitës dhe merr pjesë në zgjedhje.

Këtë lloj lideri nuk do ta injoronte asnjë lloj instituti që bën sondazhe që njihen për seriozitet dhe për cilësi.

Fakti që Basha nuk merret në konsideratë dhe nuk është pjesë e sondazheve të bëra, tregon faktin se ai është faktor politik, por që pesha e tij duhet të lihet në hije sa më shumë që të jetë e mundur! Këto s'mund të quhen sondazhe për të gjetur të vërtetën, por të projektuara drejtë një të vërtete të caktuar.

Po ndodh...