2024, Qeveria mori 6.75 mld lekë hua nga jashtë /Nënshkrimet e reja, Franca kreditori kryesor

21 Shkurt 2025, 15:52 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

2024, Qeveria mori 6.75 mld lekë hua nga jashtë /Nënshkrimet e

Borxhi i jashtëm i Shqipërisë në vitin 2024 mbetet një element kyç i financave publike, duke pasqyruar përpjekjet e qeverisë për të siguruar burime të qëndrueshme financimi nga tregjet ndërkombëtare dhe institucionet huadhënëse. Gjatë vitit 2024 ai paraqitet relativisht i qëndrueshëm, me ndryshime minimale nga tremujori në tremujor.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, borxhi i jashtëm i qeverisë gjatë këtij viti arriti në 6.75 miliardë lekë, ndërsa në tremujorin e katërt kjo shifër ishte 1.36 miliardë lekë. Një aspekt i rëndësishëm i borxhit të jashtëm është struktura e tij sipas instrumenteve financiare, e cila përcakton nivelin e rrezikut dhe fleksibilitetin e menaxhimit të tij në periudha të ndryshme ekonomike. Në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, qeveria shqiptare mbështetej në dy instrumenta financimi, kreditë dhe letrat me vlerë, ku këto të fundit përbënin pjesën më të madhe.

Në aspektin e monedhës së huamarrjes, borxhi i jashtëm dominohet nga financimi në valutën vendase, i cili në T4-2024 arriti në 777.8 milionë lekë, ndërkohë që borxhi në monedhë kombëtare regjistrohet në 478.1 milionë lekë. Ky raport tregon që Shqipëria nuk është e varur nga financimi në euro, dollarë amerikanë dhe monedha të tjera të huaja duke minimizuar ekspozimin e vendit ndaj rreziqeve të kursit të këmbimit. Por, një zhvlerësim i lekut kundrejt valutave të huaja mund të ndikojë në rritjen e barrës së borxhit dhe të shpenzimeve për shërbimin e tij.

Një tjetër faktor i rëndësishëm në analizën e borxhit të jashtëm është identiteti i kreditorëve. Sipas të dhënave të fundit, kreditorët e huaj përbëjnë pjesën dërrmuese të borxhit, me një total prej rreth 882 milionë lekësh, ndërsa për kreditorët vendas ishte gati 408 milionë lekë. Kjo tregon se një pjesë e madhe e financimit të jashtëm të qeverisë vjen nga institucionet ndërkombëtare dhe investitorët e huaj, duke e lidhur ekonominë shqiptare me tregjet dhe politikat globale të huadhënies./SCAN

 

Po ndodh...