Aeroporti i Vlorës, nxitje për turizmin/ Ekspertet: Sjell konkurrencë dhe çmime më të ulëta të biletave

24 Mars 2025, 15:46 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Aeroporti i Vlorës, nxitje për turizmin/ Ekspertet: Sjell

Investimet në infrastrukturë janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e turizmit në vendin tonë, por edhe për të tërhequr turistë që shpenzojnë në shumë.

Aeroporti i Vlorës, do të fillojë punën këtë vit dhe do të jetë porta hyrëse për të vizituar jugun e Shqipërisë.

E ftuar në studion e Televizionit Scan ekspertja dhe operatorja turistike, Migena Kamberi u shpreh se, Shqipëria është në një prej destinacioneve më të preferuara për të huajt dhe hapja e aeroportit të Vlorës do ti japë një shtysë tjetër.

Ndërsa Salina Agalliu, operatore turistike, deklaroi se ndër të tjera aeroporti i Vlorës do të bëjë që çmimet e biletave të ulen edhe më tej, për shkak të konkurrencës.

Gjatë një takimi me operatorët turistikë në qytetin e Vlorës, kryeministri tha se pista do të përfundojë në muajin maj, ndërsa po punohet edhe me terminalet.

Gjatë vitit 2024, numri i shtetasve të huaj që hynë në territorin e Republikës së Shqipërisë ishte rreth 11.7 milionë, ndërsa këtë vit ky numër pritet të jetë më i lartë dhe një pjesë e mirë do të kalojnë nga aeroporti i Vlorës.

Po ndodh...

ide