
Aksidentet rrugore, rritet numri i viktimave gjatë muajit shkurt

Pavarësisht se numri i aksidenteve është ulur ne dy muajt e parë të këtij viti, fatkeqësisht ka pasur për tepër viktima
Vetëm në muajin shkurt 2025 humbën jetën të paktën 19 persona, nga të cilët 16 meshkuj dhe 3 femra.
Referuar të dhënave të INSTAT viktimat meshkuj janë rritur nga 6 të shënuara në shkurt të vitit 2024 në 16 për të njëjtën periudhë këtë vit.
Sa u përket femrave, ka pasur vetëm 1 viktimë më tepër krahasuar me një vit.
Nga ana tjetër krahas uljes së numrit të aksidenteve është shënuar edhe një ulje e personave të plagosur, vetëm me 103 të tillë gjatë muajit që lamë pas.
Të dhënat tregojnë se shoferët e moshave nga 25-34 dhe 40 vjec që vazhdojnë të jenë shkaktarët kryesorë te aksidenteve për të cilat rreth 88.1% e rasteve u shkaktua nga ta.
Numri më i lartë i aksidenteve ka ndodhur përgjatë së enjtes dhe më pak gjatë fundjavës.
Në muajin shkurt vërehet një rritje e numrit të aksidenteve në Shkodër dhe Korçë, ndërsa kryeqyteti dhe qytetet bregdetare si Durrësi dhe Vlora duket se kanë gjetur qetësi për incidentet.

Sondazhet dhe e vërteta!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128