ANALIZA/ Euroja dhe dollari humbën terren ndaj lekut javën e parë të shkurtit

8 Shkurt 2025, 18:25 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

ANALIZA/ Euroja dhe dollari humbën terren ndaj lekut javën e parë

Monedhat e huaja janë shfaqur të paqëndrueshme përgjatë javës së parë të muajit shkurt, duke regjistruar nënçmim të konsiderueshëm të vlerës së tyre në raport me lekun.

Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë monedha europiane është dobësuan me 1,22 lekë këtë fundjavë. Ajo këmbehej në fillim të javës me 99,32 lekë dhe në fundjavë me 98,79 lekë. Gjithashtu humbje të terrenit ka shfaqur edhe dollari amerikan që këmbehet sot me 95,10 lekë kundrejt 96,97 lekë që ishte të hënën.

Ndërsa paundi britanik ndërkaq pas një rritje të vlerës ditën e hënë, në 119,35 lekë, ka shënuar rënie ditën e premte, duke kapur kuotën e 118,46 lekë me një zbritje totale prej 0,89 lekë nga dita e hënë.

Franga zvicerane ka pësuar një rënie graduale që nga dita e hënë, duke u këmbyer sot me 104,93 lekë, nga 105,78 lekë që këmbehej të hënën.