Firmëtarët e Pavarësisë në një murale gjigande në Vlorë

14 Nëntor 2024, 13:28 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Firmëtarët e Pavarësisë në një murale gjigande

40 firmëtarët e aktit të pavarësisë, përveçse në foto dhe piktura, tashmë do të jenë edhe në një murale gjigande përgjatë aksit rrugor Vlorë-Radhimë.

Bledar Çakalli stërnipi i dëshmorit Mustafa Çakalli, masakruar nga hordhitë osmane në vitin 1860 në zonën e Martaneshit, tregon për A2 shtysën për të realizuar një punim të tillë si dhe qëllimin.

Realizimi i punimeve të tilla natyrisht që ka edhe anën financiare, e cila nuk është e lehtë të përballohet vetëm nga personi që e realizon. Por misioni i 32-vjecarit është mbështetur nga shumë bashkëatdhetarë emigrantë dhe tashmë edhe nga qytetarët në Shqipëri.

Për shkak të numrit të madh të portreteve që duhet të realizohen, piktori parashikon që muralja me 40 firmëtarët të përfundojë përgjatë muajit dhjetor. 

Po ndodh...

ide