Mbi 1900 prona u shitën në 6-mujorin e parë, çmimet e banesave u rritën me 14,6%

Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri ka shënuar rritje të dukshme gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, sipas vrojtimit të publikuar sot nga Banka e Shqipërisë, që përfshiu 230 shoqëri ndërtimi dhe agjenci imobiliare, që përfaqësojnë rreth 75-80% të tregut, prej të cilave 174 subjekte.
Sipas këtij vrojtimi, numri i pronave të shitura u rrit në 1959, nga 863 në gjashtëmujorin e kaluar, me një mesatare prej 11 pronash për subjekt. Rreth 58% e pronave u blenë me kredi bankare, ndërsa 15% e banesave janë blerë nga shtetas jorezidentë, prej të cilëve 71% janë të BE-së.
Ndërkohë treguesi i situatës së përgjithshme arriti në +6%, duke treguar optimizëm të dukshëm krahasuar me mesataren afatgjatë prej -14%. Për subjektet që raportuan shitje, balanca neto ishte +21%.
Koha mesatare e shitjes u rrit në 11,6 muaj, ndërsa në Tiranë arriti 11,1 muaj, krahasuar me 7,1 muaj gjashtë muaj më parë. Në zonat bregdetare koha e shitjes u ul në 8,7 muaj.
Sa i takon çmimeve sipas Indeksit Fischer, çmimet e banesave u rritën me 14,6% krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe 41,7% krahasuar me një vit më parë, ndërsa çmimet në Tiranë u rritën 32,6% në krahasim me një vit më parë.
Agjentët parashikojnë rritje të çmimeve dhe një nivel të qëndrueshëm të pronave të regjistruara për gjashtëmujorin e ardhshëm, duke reflektuar optimizmin e tyre për ecurinë e tregut në të gjithë vendin, thekson vrojtimi i BSH-së.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
