Mbi 61 mijë mjete të regjistruara për herë të parë gjatë 7 mujorit, shqiptarët po blejnë në Kore

Flota e mjeteve aktive vijon të pasurohet me mjete më pak ndotëse dhe të gjeneratës së fundit. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) bën të ditur se gjatë periudhvs janar – korrik 2024, janë regjistruar për herë të parë 61 081 mjete, ose 45% më shumë krahasuar me 7 mujorin e vitit 2023.
Ndërkohë që për muajin korrik, regjistrohet rekord shifrash të mjeteve të regjistruar për herë të parë për vitin 2024, prej 10 724 regjistrimesh, ose 34 % më shumë krahasuar me korrik 2023.
Sipas DPSHTRR, 83% të totalit të tyre e përbëjnë autoveturat, 117% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë për 2019.
Shtetet kryesore të origjinës janë Italia me 18.2 %, Republika e Koresë me 17.4 %, Gjermania me 17.2 %, Zvicra me 9.1 %, SHBA me 6.7 % dhe Kina me 5.7 %.
Gjatë kësaj periudhe rezultojnë 3 857 mjete të çregjistruara në mënyrë të përhershme, me moshë mesatare mbi 22 vjeçare.

Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



