Çmimet/ Kush është produkti që i rezistoj rritjes?

Kohët e fundit pothuajse çdo produkt ushqimor në vendin tonë pësoi rritje të çmimit, por kjo rritje ka qënë më e ndjeshme tek produktet që kanë pasur kërkesë më të lartë në treg.
Ndër të vetmet produkte që pothuajse nuk e ndryshoi çmimin ka qënë vaji I ullirit.
Sipas shifrave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, bërë publike për mediat, lidhur me tendencën e importit të vajit të ullirit extra të virgjër, i cili cilësia më e lartë dhe më e shtrenjtë e klasifikimit të vajit të ullirit.
Ajo që vihet re nga të dhënat është se përgjate periudhës Janar-Gusht ka një rritje të lartë të sasisë së importuar me afro 41.7 për qind, krahasuar me një vit më parë, e përkthyer me një rritje në vlerë që fiksohet në 55.5 për qind.
Konkretisht përgjatë 8 muajve janë blerë nga jashtë rreth 177.6 ton vaj ulliri ekstra i virgjër, me një vlerë prej 868 mijë euro.
Edhe pse importet nuk janë në shifra të larta, për shkak edhe të prodhimit vendas, rritja e tyre tregon një tendencë të konsumatorit drejt produkteve më cilësore.
Por si ka ndryshuar çmimi gjatë periudhës së krizës?
Ajo që vihet është se ndërsa produktet e tjera ushqimore kanë pasur një kapërcim çmimesh me mbi 20 për qind, vaji i ullirt esktra i virgjër ka lëvizur me vetëm 9.8 për qind.
Kështu një litër vaj është blerë një këtë vit 567.5 lekë, me një rritje prej 50.6 lekë.
-
Liria ekonomike, ja ku renditet Shqipëria...
20 Shtator, 13:56 -
Sekuestrohen 21 mijë paund në Rinas, ishin të padeklaruara
20 Shtator, 13:47 -
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



