Liria ekonomike, ja ku renditet Shqipëria...

Të dhënat e publikuara nga “Fraser Institute” sa i takon lirisë ekonomike të vendeve të ndryshme të botës, tregojnë se Shqipëria renditet në vend të 26-të mes 165 vendeve në total në “Indeksin e Lirisë Ekonomike” për vitin 2022. Kjo renditje e pozicionon Shqipërinë jo vetëm në krye të vendeve të rajonit, por gjithatshu vendi ynë kryeson edhe disa prej shteteve më të zhvilluara në Europë duke u klasifikuar mes shteteve me të lira.
Ky indeks mat masën gjithëpërfshirëse të qëndrueshmërisë së institucioneve dhe politikat ekonomike të një vendi. Liria ekonomike, sipas raportit është një koncept i bazuar në pronësinë vetjake.
Të dhënat e indeksit tregojnë se shkalla e lirisë ekonomike matet në pesë fusha të gjera të cilat përfshijnë Shpenzimet e Qeverisë dhe Normat e taksave, Sistemi Juridik dhe të Drejtat Pronësore, Qëndrueshmëria e monedhës vendase, Liri për Tregti Ndërkombëtare dhe Rregullatori i kredisë, punës dhe biznesit. Raporti thekson se të dhënat në këtë edicion i referohen vitit 2020. Megjithatë, edhe pse renditet në vend të 26-të dhe krahasuar me vitin 2019-të është ngjitur me 5 pozicione të dhënat tregojnë se vendi ynë është përkeqësuar në pikëzim. Nga 7.79 pikë gjatë vitit 2019-të, në 7.64 pikë përgjatë vitit 2020.
Nëse do të analizonim pesë fushat mbi të cilat ndërtohet ky indeks shohim se Shqipëria ka poziocionimin më të mirë sa i përket qëndrueshmërisë së monedhës duke u renditur në vend të katërt, megjithëse krahasuar me vitin 2019-të kemi rënë me dy pozicione. Një pozicion tjetër pozitiv ruajmë sa i përket lirisë për tregti ndërkombëtare duke u renditur në vend të 14-të.
Sa i përket shpenzimeve të qeverisë Shqipëria renditet në vend të 27 mes 165 vendeve në total. Renditje jo shumë pozitive kemi në fushat e sistemit juridik dhe të drejtave pronësore ku pozicionohemi në vend të 78-të dhe rregullatorit të kredisë, punës dhe biznesit në vend të 75-të.
-
Sekuestrohen 21 mijë paund në Rinas, ishin të padeklaruara
20 Shtator, 13:47 -
Mbi 3 mijë ton grurë nga Turqia, anija mbërrin në portin e Durrësit
20 Shtator, 11:38 -
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



