Nafta ngjitet në mbi 91 dollarë – Tregjet presin takimin e OPEC, parashikohet ulje e prodhimit

5 Tetor 2022, 12:02 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Nafta ngjitet në mbi 91 dollarë – Tregjet presin takimin e OPEC,

Nafta po shfaqet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pas dy ditësh me radhë në rritje të konsiderueshme. Investitorët po presin takimin e OPEC+ që zhvillohet më vonë gjatë ditës së sotme, ku me shumë mundësi do të vendoset ulja e kuotave të prodhimit.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në mbi 91.5 dollarë për fuçi, ndërsa në sesionin e kaluar u rrit me rreth 3 dollarë. Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 86.5 dollarë për fuçi, pas rritjes me 2.9 dollarë një ditë më parë. Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët e tjerë, që ndryshe njihen si OPEC+.

Do të takohen në Vjenë më vonë gjatë ditës së sotme, për të diskutuar uljen e prodhimit mes 1 dhe 2 milionë fuçive në ditë. Kjo do të ishte ulja më e madhe e prodhimit që kur globi u godit nga pandemia e Covid-19. Vendimi do të vijë pavarësisht thirrjeve të Shteteve të Bashkuara për të mos ulur kuotat e prodhimit.

Furnizimi i tregut mund të tkurret akoma më shumë, pasi në dhjetor do të hyjnë në fuqi sanksionet e Bashkimit Europian ndaj naftës ruse. Në anën tjetër, kërkesa mund të ngadalësohet ndjeshëm, si pasojë e mundësive që bota të shkojë drejt recesionit në vitin 2023./ SCAN

 

Po ndodh...

ide