Në Shqipëri ka 1 kafe për çdo 92 qytetarë, ja sa kanë shpenzuar ata gjatë një viti
4 Janar 2025, 09:51 / EKONOMI&SOCIALE
A e dini se në Shqipëri ka rreth 26,000 bare kafeje? Me një popullsi prej 2.4 milionë banorësh, kjo do të thotë: një kafene për çdo 92 qytetarë.
Në Tiranë ka 8,300 kafene, ose një për çdo 72 klientë, duke ofruar më pak kohë pritjeje dhe më shumë hapësirë për të shijuar një espresso apo kafe turke.
Jo vetëm që Shqipëria ka më shumë kafene për frymë, por edhe kryeson për shpenzimet. Mesatarisht, një shqiptar harxhon 270 euro në vit për kafe, që i bie rreth 337 espresso në vit, pa përfshirë ato të konsumuara në shtëpi.
Megjithatë, çmimet pritet të rriten në shkurt 2025, për shkak të thatësirave në zonat kryesore prodhuese si Brazili dhe rritjes së përgjithshme të çmimeve në treg. Gjatë vitit 2024, çmimet u rritën me 10-20 lekë për filxhan.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
