
Njohja automatike e vjetërsisë për efekt pensioni, miratohet lista e ish-ndërmarrjeve bujqësore

Këshilli i Ministrave miratoi sot listën e ish-ndërmarrjeve bujqësore, sipas vitit të krijimit të tyre dhe territorit të ushtrimit të aktivitetit.
Kjo listë u miratua në mbështetje të ligjit “Për njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, në ish-ndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore, për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe të ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Gjatë këtij viti Kuvendi miratoi projektligjin që i hap rrugë njohjes automatike të periudhës së vjetërsisë në punë, për efekt pensioni të punonjësve të ish-ndërmarrjeve bujqësore, ish-kooperativat bujqësore dhe ish-ndërmarrjeve shtetërore të para vitit 1994.
Nga ndryshimet ligjore përfitojnë të gjithë ata që kanë punuar në ish-ndërmarrjet bujqësore, ish-kooperativat bujqësore apo ish-ndërmarrjet shtetërore nga mosha 18 vjeç, deri në momentin kur janë shuar ish-kooperativat dhe ish-ndërmarrjet shtetërore. Nga miratimi i këtij projektligji përfitojnë rreth 30 mijë qytetarë.
Për zbatimin e këtij vendimit ngarkohet Instituti i Sigurimeve Shoqërore.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128