Paraja cash mbi 4 mld euro konkurron edhe sektorin bankar, eksperti: E përqendruar në disa duar, përdoret dhe për fajde
Volumi i parave jashtë bankave është rritur me afro 97 milionë euro krahasuar me vjet referuar shifrave të Bankës së Shqipërisë. Ekspertët thonë se shkak kryesor është informaliteti e pastrimi i parave. Sipas tyre paralelisht me bankat bizneset po përdorin paranë cash për fajde.
‘Ujë i tepërt’ që ekonomia nuk e përthith dot. Ky është përshkrimi që ekspertët e ekonomisë i bëjnë fluksit të parave që qarkullojnë jashtë vendit.
“Qarkullimi jashtë bankave tregon ujin e tepërt të asaj që ekonomia nuk e përthith dot, por tregon që pak përpjekje janë bërë për të ulur paranë cash”, shprehet eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj.
Shifrat zyrtare tregojnë se jashtë bankave deri në fund të muajit korrik qarkullonin mbi 4 miliardë euro (402.6 miliardë lekë), duke u rritur me afro 97 milionë euro krahasuar me korrikun e 2023-shit.
“Ka të bëjë me pjesën e informalitetit që mbizotëron në ekonomi, dhe e gjithë kjo nuk e lë paranë të futet në ato kanale që do e bënin ekonominë më të shëndetshme dhe do të kishim një model tjetër jo vetëm të të bërit biznes por edhe të asaj që quhet rritje të parave në duart e qytetarëve”, thotë Gjokutaj.
Përtej informalitetit e rrezikut të pastrimit të parave që vjen nga volumi i lartë i parasë fizike, eksperti Eduart Gjokutaj thotë se po konkurrohen edhe bankat, pasi milionat jashtë bankave po përdoren për biznesin e ‘fajdeve’.
“Është rritur shumë edhe paraja informale që sfidojnë edhe bankën duke u aktivizuar ato që quhen dhënie parash me fajde. Paratë në vetvete nuk janë më në duart e konsumatorëve por në mënyrë masive janë grumbulluar në pak duart dhe këtë e ka bërë më së shumti tregu i ndërtimeve, që kërkon volum parash në pak duar, por qoftë edhe me luftën se si po operohet ndaj parasë informale, ku përpjekjet e BSH dhe ministrisë së financave janë të dështuara, dhe ka dalje jashtë kontrolli”, pohon Gjokutaj.
Një sërë masash janë marrë nga institucionet për uljen e cash-it në ekonomi, që nga fiskalizimi, kufizimi i parasë që mund të mbajnë në arkë bizneset prej 150 mijë lekësh, fuqizimi i shërbimeve elektronike e deri tek hapja e llogarive bazike për pensionistët, por ende pa rezultat të dukshëm në reduktimin e parasë jashtë bankave.
A do ta fitojë SPAK luftën, me klasën politike të korruptuar?
ide
Disa probleme serioze në lidhje me votën e Diasporës!
Sot je, nesër s’je!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128