"Përgatituni fizikisht dhe emocionalisht"/ Mjeku tregon sesi të përballojmë temperaturat ekstreme, uji dhe organizimi i ditës

15 Korrik 2025, 18:53 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS
"Përgatituni fizikisht dhe emocionalisht"/ Mjeku tregon sesi

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News", mjeku Gentian Stroni u bëri thirrje qytetarëve që të përgatiten si fizikisht ashtu edhe emocionalisht për temperaturat mbi 40°C, duke dhënë këshilla praktike për të mbrojtur shëndetin gjatë valës së të nxehtit.

" Ky lajm që do kemi një temperaturë të nxehtë mbi 40, është lajm që do të duhet të pritet me një parapërgatitje qoftë edhe emocionale, për të ditur që njerëzit gjatë kësaj kohe duhet të përgatisin veten në aspektin e bërjes së gjithë punëve të tyre, në periudhën e kohës ku nuk është dielli maksimal, pra gjatë periudhës së orës 12-3.

Normalisht janë disa elemente që do të duhen të merren në konsideratë, duke filluar kur të hysh nga pjesa e mirëfunksionimit fiziologjik të organizmit deri në situatat që kanë të bëjnë me parandalimin e problematikave të mundshme që mund të ndodhin.

Kur them këtë është e arsyeshme të mendohet që një funksionim i mirë dhe për të përballuar këtë periudhë vape do të duhet që kushdo nga ne të ketë pranë vetes një shishe me ujë ose lëngje të ndryshme me të cilat mund të bëni hidrimin, pasi organizmi kërkon që të shpenzojë energji dhe lëngje gjatë temperaturave të nxehta. Uji nuk duhet të mungojë. Edhe kur nuk e ndjejmë që nuk jemi të etur për të pirë, e mira është që të pijmë nga pak dhe përherë", u shpreh Stroni.

Po ndodh...