'Qumështi nuk shitet, qoftet prodhohen në bodrume'/ Zusi: Pas heqjes së skemës 6% nga qeveria, sektori po rrëshqet

21 Korrik 2025, 23:01 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

'Qumështi nuk shitet, qoftet prodhohen në bodrume'/ Zusi:

Kreu i Shoqatës së Eksportuesve dhe ekspert për sigurinë ushqimore, Alban Zusi, i ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri TV, u shpreh se ekonomia dhe shoqëria shqiptare do të ishin më të shëndetshme nëse më shumë para do të mbeteshin në duart e qytetarëve dhe të biznesit të vogël e të mesëm.

“Unë jam partisan që sa më pak para në arkën e shtetit, sa më shumë para në duart e biznesit të vogël, të mesëm dhe në duart e qytetarëve – shoqëria rritet më e shëndetshme dhe bëhet më e shëndetshme”, deklaroi Zusi.

Ai ngriti pikëpyetje mbi mekanizmin e përdorur nga qeveria, duke shtuar se ndoshta nuk është ai i duhuri, ose se shoqëria shqiptare ka ndonjëherë tendencë për të abuzuar me hapësirat që i ofrohen. “Shoqëritë gjithmonë, kur gjejnë hapësira, bëjnë atë që duan,” theksoi ai.

Zusi foli edhe për abuzimin me pragun prej 80 milionë lekësh, duke theksuar se shumë biznese të vogla e përdorin këtë për të mos lëshuar fatura dhe për të shmangur detyrimet tatimore. “Ai të thotë: stop, në tre furnizime unë të marr një faturë, ose në pesë furnizime unë të marr një faturë. Ku do shkojë ky biznes me këtë faturë që nuk ja merr njeri?”, pyeti ai.

Sipas Zusit, shqetësimet reale për sigurinë ushqimore po shpërfillen nga institucionet dhe aktorët e tregut. “Nuk ka ngritur njeri shqetësim pse nuk po shitet qumështi atje, ndonëse e kanë problem. Nuk ngriti njeri shqetësim pse po prodhohen qoftet nëpër bodrume. Kishte aty edhe industrialistë të mishit, por nuk e ngriti njeri këtë shqetësim,” tha ai.

Duke folur për politikat fiskale, Zusi rikujtoi se në dhjetor të vitit 2018, qeveria u rikthye te skema e rimbursimit 6%, por pas një viti ajo u hoq pa asnjë shpjegim. “Kjo ka filluar atë rrëshqitjen e sektorit,” përfundoi Zusi.

Zusi: Unë jam partisan që sa më pak para në arkën e shtetit, sa më shumë para në duart e biznesit të vogël, të mesëm dhe në duart e qytetarëve, shoqëria rritet më e shëndetshme dhe bëhet më e shëndetshme.

Ndoshta mekanizmi që është përdorur nuk është i duhuri, ose ndoshta shoqëria jonë ka ndonjëherë ndonjë tendencë për të abuzuar, megjithatë shoqëritë gjithmonë kur gjejnë hapësira bëjnë atë që duan.

Bizneset e vogla faktin që deri në 80 milionë lekë nuk paguajnë detyrim po e përdorin për të mos marrë faturë, për të mos kaluar këtë limit, për të mos u bërë objekt i pagesës së taksave më vonë.
Ai të thotë stop, në 3 furnizime unë të marr një faturë ose në 5 furnizime unë të marr një faturë, ku do shkojë ky biznesi me këtë faturë që nuk ja merr njeri?
Ky ishte shqetësimi, nuk ka ngritur njeri shqetësim pse nuk po shitet qumështi atje, ndonëse e kanë problem, nuk ngriti njeri shqetësim pse po prodhohen qoftet nëpër bodrume, kishte aty edhe industrialistë të mishit, por nuk e ngriti njeri këtë shqetësim.

Në dhjetor të 2018 qeveria u rikthye sërish te skema 6% që ishte para 2013, dhe filloi regresi, dhe pastaj një vit më vonë që s’e mora vesh fare se çfarë ndodhi, e hoqën atë 6% pa asnjë lloj arsye dhe kjo ka filluar atë rrëshqitjen e sektorit.

 

Po ndodh...