Çmimi i arit shënon rekord historik, rritet frikshëm brenda pak kohe
30 Tetor 2024, 12:40 / EKONOMI&SOCIALE
ALFA PRESS
Çmimi i arit ka kaluar për herë të parë vlerën prej 2770 dollarësh të martën, duke shënuar një moment historik për këtë metal të çmuar.
Ari, i njohur si një strehë e sigurt për investitorët, vazhdon të ndjekë një trend rritës pavarësisht rreziqeve gjeopolitike në rritje.
Duke nisur vitin me një çmim prej 2065 dollarësh, ari ka regjistruar një rritje prej rreth 34% që nga fillimi i vitit, performancë kjo më e mira në 45 vitet e fundit.
Ecuria e tij pozitive është nxitur nga intensifikimi i rreziqeve gjeopolitike, veçanërisht në Lindjen e Mesme, si dhe nga një kthim gradual nga politikat e shtrënguar monetare.
Kjo situatë ka bërë që shumë investitorë të preferojnë arin si një formë mbrojtjeje ndaj pasigurisë ekonomike dhe politike.
Mesia Trump, ose ëndrra në diell e të korruptuarve
Nga Albi Xhunga
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128