Shpallen fituesit e Mjekësisë/ 1624 maturantë fituan të drejtën për të ndjekur studimet
1624 maturantë do të ulen për herë të parë në auditorët e Universitetit të Mjekësisë për të studiuar në të gjitha degët e tij.
Nga këta 500 do të studiojnë degën Mjekësi e Përgjithshme. Sipas rektorit të ri të këtij Universiteti prof. Xheladin Dracini tanimë janë shpallur edhe fituesit sipas degëve përkatëse.
“Kanë qenë 7312 maturantë që kanë zgjedhur degët e Mjekësisë me mbi 20 mijë aplikime në disa degë të saj nga të cilët janë përzgjedhur 1624”, tha Dracini.
Maturantët që kanë fituar në degët e Universitetit të Mjekësisë janë ata më rezultate shumë të mira me mesatare 9.7.
“Në mjekësi vijnë më të mirët. Këtë e konfirmon edhe testimi i informatizuar i cili bën një tjetër selektim”, shtoi ai.
Maturantët fitues janë në pritje të nisjes së procesit të regjistrimeve i cili nis në 30 gusht dhe zgjat deri në 13 shtator.
“Në 28 është data e ankimimeve dhe në datë 30 nis procesi i regjistrimeve me faza 48 orëshe”, theksoi ai.
Për studentët e Mjekësisë nuk do të këtë kontratë që i detyron të ofruar shërbim shëndetësor në vendin e tyre pasi ligji me ndryshimet e kërkuara nga Gjykata Kushtetuese nuk ka kaluar për miratim në parlament
A do ta fitojë SPAK luftën, me klasën politike të korruptuar?
ide
Disa probleme serioze në lidhje me votën e Diasporës!
Sot je, nesër s’je!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128