Shtohen vdekjet nga tumori në Shqipëri/ INSTAT: Vitin e kaluar u rritën me 3.2%

10 Korrik 2024, 21:31 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Shtohen vdekjet nga tumori në Shqipëri/ INSTAT: Vitin e kaluar u
21 mijë vdekje janë regjistruar në Shqipëri në vitin 2023, shifër kjo më e ulëta e 9 viteve të fundit.

Sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut vazhdojnë të mbajnë peshën më të madhe të vdekjeve edhe pse kanë rënë në krahasim me vitin 2022. Por shqetësuese është rritja e fataliteteve nga tumoret.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, 3.336 persona humbën jetën si shkak i tumorit përgjatë vitit të shkuar, krahasuar me vitin paraardhës ka një rritje me 3,2 %. Përafërsisht gjysma e humbjeve të jetës nga tumoret i përket grup-moshës 65-79 vjeç.

Sipas mjekëve, kapja e sëmundjes në kohë mund të shpëtojë jetë. Për ta parandaluar këtë sëmundje, bluzat e bardha këshillojnë një jetë sa më aktive. Grup sëmundja “Tumoret” përbën grupin e tretë të sëmundjeve me peshën më të madhe të vdekjeve të regjistruara vjet, me 15,7 % të vdekjeve gjithsej./Tv Klan

 

Po ndodh...