
TikTok bën ndryshime të mëdha për të shkëputur varësinë e adoleshentëve nga aplikacioni

Platforma e njohur e rrjeteve sociale, TikTok, ka prezantuar një nismë të re të quajtur Wind Down, e cila synon të ndihmojë përdoruesit nën 16 vjeç të ulin përdorimin e aplikacionit para gjumit.
Ky mjet i ri aktivizohet automatikisht pas orës 22:00, duke ndërprerë rrjedhën e videove në profil, duke bllokuar ekranin dhe suke luajtur muzikë relaksuese. Fillimisht përdoruesit do të kenë mundësinë të vazhdojnë lundrimin ose të ndalojnë përdorimin e aplikacionit. Nëse zgjedhin të vazhdojnë, pas pak do të shfaqet një kujtesë e dytë, e cila është më e vështirë për t’u anashkaluar.
TikTok njoftoi gjithashtu se në javët e ardhshme do të fillojë të testojë edhe futjen e ushtrimeve të meditimit si pjesë e kësaj nisme, duke u bazuar në studime që tregojnë se meditimi përmirëson cilësinë e gjumit.
Kjo është hera e parë që një platformë e rrjeteve sociale shton drejtpërdrejt një mjet të tillë të ndërgjegjësimit për përdoruesit e saj. Përveç Wind Down, TikTok ka prezantuar edhe Time Away, që u lejon prindërve të kufizojnë aksesin e adoleshentëve në aplikacion gjatë orëve të caktuara të ditës, si gjatë vakteve familjare, shkollës apo pushimeve.
Përveç kësaj, me funksionin e ri Family Pairing, prindërit do të mund të shohin se cilët persona ndjekin fëmijët e tyre, kush i ndjek ata dhe cilat llogari ata kanë bllokuar.
Ekspertët e sigurisë në internet, thonë se kjo do t’i ndihmojë prindërit të monitorojnë më mirë aktivitetin e fëmijëve të tyre në internet dhe t’i ndihmojnë ata të zhvillojnë zakone të shëndetshme digjitale./ A2CNN

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128