Vendimi i ZRRE hyn në fuqi, bizneset e mëdha kalojnë në tregun e hapur të energjisë

Zyra e Rregullatorit për Energji në Kosovë bëri të ditur se më 1 qershor bizneset e mëdha kanë kaluar në tregun e hapur të energjisë.
“Me sukses, të gjithë që kanë lidhur kontrata me furnizuesit kanë dalë në tregun e hapur. Ato që nuk kanë lidhur kontratë, kanë kaluar automatikisht te Furnizuesi i Mundësisë së Fundit”, tha për mediat në Kosovë, kryesuesi i bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu.
Megjithatë, Fejzullahu nuk dha shifra se sa kompani, nga rreth 1300 që preken nga vendimi i liberalizimit të tregut, kanë lidhur kontrata dhe sa të tjera do të furnizohen me rrymë nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit, shkruan A2 CNN.
Kalimi në tregun e hapur, përkatësisht në tregun me çmime të parregulluara për furnizim me energji, po bëhet pavarësisht kundërshtimeve të shumta nga ana e bizneseve. Pas hyrjes në fuqi të vendimit, Aleanca Kosovare e Bizneseve, tha se ZRRE-ja ka vepruar në mënyrë të njëanshme, pa transparencë "dhe duke shpërfillur realitetin ekonomik të vendit".
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
Marrëdhëniet mëse normale dhe aspak revolucionare midis PD dhe PS
Pse ata u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



