Videoja skandaloze në varreza/ Motra e Megi Pojanit shpërthen ndaj Noizy-t: O Rigels, ik vidh ndonjë bankë…!

25 Prill 2023, 12:09 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Videoja skandaloze në varreza/ Motra e Megi Pojanit shpërthen ndaj

Rigels Rajku i njohur si Noizy ishte ndër të parët personazhe publik që reaguan pas videos së shëmtuar të Megi Pojanit duke u tallur mbi varrin e stërgjyshes së saj.

Reperi e ndau të njëjtën video që u bë virale në profilin e tij shoqëruar nga një reagim shumë i ashpër.

Ky postim i tij mori komente të shumta, e një ndër këto komente ishte edhe ai i Marsi Pojanit, motrës së Megit, njëkohësisht vajzës që e filmoi aktoren në atë shfaqje të shpifur në varreza.

“O Rigels, ik vidh ndonjë bankë, bëj ndonjë veprim të frikshëm, se ti je trim me gjak shqiptari. Mos u merr me gratë,”-shkruan ndër të tjera Marsi në komentin e saj, poshtë postimit të Noizy-t i cili më pas u fshi, duke përdorur edhe sharje vulgare.

Videoja skandaloze në varreza/ Motra e Megi Pojanit shpërthen ndaj

 

Po ndodh...

ide