Eksploziv lokalit në Fier/ Pronari: Nuk kam konflikte me askënd, do ketë qenë gabim shënjestre
Pronari i lokalit ku u vendos një sasi e vogël eksplozivi ka qenë personi që ka njoftuar sallën operative të Policisë, pasi ka konstatuar dëmtimin e fasadës së biznesit.
Sipas burimeve nga grupi hetimor, ai ka deklaruar se persona të paidentifikuar i kanë vendosur eksploziv në ambientet e lokalit, duke i dëmtuar xhamin e portës kryesore.
I marrë në pyetje, nga grupi hetimor, Renato Mellaraj, ka deklaruar se nuk ka konflikte apo probleme me persona të tjerë dhe se nuk ka dyshime se kush mund të fshihet pas kësaj ngjarjeje. Besoj se do ketë qenë gabim shënjestre.
Ndërkohë, policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivet e vendosjes së eksplozivit.
Burimet bëjnë me dije se në momentin e shpërthimit nuk ka pasur lëvizje kalimtarësh në zonë, çka e vështirëson identifikimin e personave që mund të kenë parë apo dëgjuar diçka.
Në kuadër të hetimeve, janë sekuestruar edhe disa kamera sigurie në zonën përreth, pamjet e të cilave pritet të ndihmojnë grupin hetimor për të identifikuar lëvizjet e personave të dyshuar, itinerarin e tyre dhe mënyrën se si është vendosur lënda plasëse./ Syri.net/
Po ndodh...
ide
Përse duhet të jetë gjithmonë “edhe Lulzim Basha”?
Nëse Protesta do të nxjerr kandidat për Bashkinë, aleat ka vetëm qytetarët!
Askush nuk është mbi Ligjin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


