“Delta 1972, kthehu!”/ Tërmeti 5 ballë trondit Kaliforninë, avioni ndërpret uljen në Los Anxhelos(VIDEO)
Një avion i kompanisë ajrore Delta Airlines u detyrua të ndërpriste procedurën e uljes në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Anxhelosit, pasi një tërmet me magnitudë 5.0 goditi brigjet e Kalifornisë Jugore të shtunën. Kontrollorët e trafikut ajror njoftuan pilotin për lëkundjet dhe i kërkuan të ndërpriste afrimin drejt pistës.
Momenti është regjistruar në komunikimin audio mes kullës së kontrollit dhe ekuipazhit të fluturimit Delta 1972. Në regjistrim dëgjohet kontrollori që përsërit disa herë urdhrin për të ndërprerë uljen dhe për të rifilluar ngjitjen.
“Delta 1972, kthehu! Delta 1972, kthehu! Kemi një tërmet të fortë”, dëgjohet të thotë kontrollori.
Piloti zbatoi menjëherë udhëzimin dhe ndërpreu procedurën e uljes. Kjo manovër, e njohur në aviacion si *go-around*, kryhet kur kushtet nuk garantojnë një ulje të sigurt dhe avioni duhet të rifitojë lartësinë për të provuar një afrim të ri.
Tërmeti me magnitudë 5.0 goditi brigjet e Kalifornisë Jugore, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), ndërsa u pasua nga disa lëkundje të tjera. Epiqendra u regjistrua në një thellësi prej rreth 12 kilometrash.
Autoritetet lokale bënë me dije se në njoftimet e para nuk kishte raportime për dëme strukturore apo persona të lënduar. Megjithatë, lëkundjet u ndjenë në disa zona të Los Anxhelosit dhe shkaktuan shqetësim te qytetarët.
Në Santa Monika, disa persona dolën me nxitim nga dyqanet, ndërsa në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Anxhelosit u raportuan dëmtime brenda njërit prej terminaleve. Dritare u thyen dhe pjesë të tavanit të varur u shkëputën e ranë në dysheme. Pamjet e publikuara nga gazetarja e CNN, Sarah Sidner, tregojnë momentin kur materialet e tavanit bien brenda aeroportit, ndërsa dëgjohen edhe alarmet.
An air traffic controller at Los Angeles International Airport felt the strong tremors from a 5.0-magnitude earthquake Saturday morning and told pilots approaching the runway to go around.
The U.S. Geological Survey said the initial quake was reported at 9:30 a.m. about 6 miles off the coast of Manhattan Beach.
— CBS News (@CBSNews) November 28, 2026
Po ndodh...
ide
Përse duhet të jetë gjithmonë “edhe Lulzim Basha”?
Nëse Protesta do të nxjerr kandidat për Bashkinë, aleat ka vetëm qytetarët!
Askush nuk është mbi Ligjin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


