A u përjashtua Spiropali? Klosi pas mbledhjes: Është anëtare e PS

2026-11-14 14:46:00 / POLITIKË ALFA PRESS

A u përjashtua Spiropali? Klosi pas mbledhjes: Është anëtare

Asambleja e PS është mbyllur pa një vendim për kërkesën e kryesocialisit Edi Rama për të hedhur në votim përjashtimin e Elisa Spiropalit. Mësohet se kërkesa nuk është hedhur fare në votim, ndërsa sekretari organizativ i PS, Blendi Klosi konfirmoi pas mbledhjes se Spiropali është ende anëtare e PS.

Klosi: Prandaj janë diskutime të brendshme. Vendimmarrja ishte për miratimin e platformës ‘Këshilltari i bashkisë sime’, miratimin e procesit për të vazhduar fushatën elektorale në çdo cep të territorit.

Gazetarët: Do ta shqyrtoni në një moment të dytë? A është anëtare e PS, Elisa Spiropali?

Klosi: Po është anëtare e PS.

Po ndodh...