Aksident në bypass-in Mbrostar-Levan/ Betonierja përplaset me kamionin, një i plagosur

2026-10-20 18:40:00 / AKTUALITET ALFA PRESS
Aksident në bypass-in Mbrostar-Levan/ Betonierja përplaset me

 

Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në hyrje të bypass-it Mbrostar–Levan, pranë rrethrrotullimit të Spitalit Memorial Turk në Fier. Në aksident janë përfshirë një betoniere dhe një automjet transporti, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.

Nga aksidenti ka mbetur i dëmtuar njëri prej drejtuesve të mjeteve, i cili ka pësuar frakturë në krah. Ai është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier, për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa përplasja ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Po ndodh...