Akuzohet për vrasjen e kunatit në Itali/ Lihet në burg Gëzim Gjini, Apeli rrëzon ankimin e tij

Gjykata e Apelit ka rrëzuar ankimin e Gëzim Gjinit, i cili u arrestua në Lezhë pasi akuzohet për vrasjen e kunatit në Itali.
I akuzuari kundërshtoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, e cila vendosi masën “arrest me burg”.
“Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë: Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me miratimin e arrestimit provizor si dhe caktimin e masës shtrënguese “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale, ndaj shtetasit me iniciale G.Gj, për efekt të marrjes së kërkesës për ekstradim nga shteti Italian, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me vendimin nr. 261 (53-2023-1768), datë 11.08.2023, ka vendosur:
1. Pranimin e kerkeses.
2. Vlerësimin e ligjshëm të arrestimit provizor të kryer nga policia gjyqësore ndaj shtetasit G.Gj.
3. Caktimin e mases se sigurimit “arrest ne burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, për shtetasin G.Gj.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë, nga kërkuesi me iniciale G.Gj i cili kërkoi revokimin e masës së sigurimit “arrest në burg”.
Në përfundim të gjykimit, sot më datë 03.10.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Elona Mihali, vendosi: Miratimin e vendimit Nr. 261 datë 11.08.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë”, sipas njoftimit të gjykatës.
Kujtojmë se 30-vjeçari u arrestua në Lezhë tetë muaj pas vrasjes së kunatit të tij në Itali.
Pas arrestimit, për 30-vjeçarin me origjinë nga Shënkolli, nisën procedurat për ekstradimin e tij në Itali, aty ku së bashku me tre persona të tjerë mes të cilëve dhe motrën e tij akuzohet për vrasjen e kunatit, Petrit Caka me thikë. Për të fshehur vrasjen Gëzim Gjini, motra e tij dhe dy të tjerë, tashmë të vënë në pranga e inskenuan ngjarjen si grabitje.
Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
ideas
"Preliminary sentence for Belinda Balluku", response to Baton Haxhiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Berisha's red line and the black line of democracy in the DP
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
