Arrestimi i Vangjush Dakos, Poli Hoxha: Akuza ndaj tij është pupël e lehtë nga ç’mund të akuzohej si me dosjen 184

2023-06-07 23:06:02 / AKTUALITET ALFA PRESS

Arrestimi i Vangjush Dakos, Poli Hoxha: Akuza ndaj tij është

Arrestimi i ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako ka zënë titujt kryesorë të mediave në vend prej ditësh.

Gazetari Poli Hoxha i ftuar në emisionin “Ora e Betit” në Ora News u shpreh se vendimi i SPAK-ut është për t’u përshëndetur, por kjo prokurori tha ai bën mirë që të bëjë më shumë transparencë se sa të hetojë rrjedhjen e informacionit.

“Çështja është se kjo dosje është një pupël e lehtë në krahasim me çështjet e tjera që mund të hetohet Vangjush Dako.

Është një nga kryebashkiakët më jetëgjatë dhe që është një nga protagonistët e shumë gjërave që kanë ndodhur në Durrës dhe protagonist i 5 palë zgjedhjeve atje. Herë pas here mund të cilësohej si numri 2 i PS-së, dhe unë e kam quajtur edhe si portofol i kryeministrit Rama me lidhjet e tij financiare dhe oligarke.

Edhe kur iku nga kryetar bashkie edhe kalamajtë e Durrësit e dinin që ai ishte ende kryetar bashkia dhe u zgjodh sërish përmes Ermonelës edhe në këto zgjedhje. Pra, kjo akuzë është pupël e lehtë, por është për t’u përshëndetur gjithsesi.

Pra nëse duhej të arrestohej ai mund të akuzohej për dosjen 184 që është një dosje serioze që mund të hetohej nga prokuroria”, theksoi Poli Hoxha.

Happening now...

ideas

Alfa recipes

services

  • POLICE129
  • STREET POLICE126
  • AMBULANCE112
  • FIREFIGHTER128