Dyshohet se u vra për hakmarrje brenda makinës, del foto e viktimës Valter Lleshi

Personi që shihni në foton e mësipërme është 45-vjeçari Valter Lleshi, i cili u vra mëngjesin e sotëm me breshëri plumbash brenda automjetit me të cilin po shkonte për në punë, në fshatin Shkorrët, përgjatë rrugës Reps–Spaç.
Bazuar te hetimet paraprake, pista kryesore e dyshuar nga policia është ajo e hakmarrjes, pasi sipas raportimeve të deritanishme dyshohet që Lleshi të ketë qenë i i përfshirë në vrasjen e shoferir Anton Keli në Rrëshen. Ky i fundit ka rezultuar të ketë qenë i afërm i Armando Gjinit, por megjithatë sipas policisë deri më tani Valter Lleshi nuk ka qenë ndonjëherë i hetuar apo skeduar si i dyshuar për vrasjen e tij.
Kujtojmë se ashtu si edhe raportuam më parë, Lleshi është qëlluar me breshëri plumbash të cilët e kanë kapur në kokë dhe trup, në vendngjarje u gjetën 18 gëzhoja plumbash. Teksa më tej mësohet se pranë kompanisë ku ai punonte si shofer, pak muaj më parë u vendos tritol.
Policia është ende duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Happening now...
ideas
Rama and Berisha, the losing battle with the public
Trash or Treasure?/ There are photographs that are worth as much as a story
The alliance of citizens with SPAK is a historical imperative!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
