EMRAT/ Policia identifikon autorin që plagosi dy persona në Sarandë, 54-vjeçari në gjendje të rëndë në spital

2023-06-03 16:00:16 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRAT/ Policia identifikon autorin që plagosi dy persona në

Një 54-vjeçar dhe një 62-vjeçar janë plagosur sot me thikë në spitalin e Sarandës.

Mesohet se Edmond Sulo dhe Spiro Llambri janë paraqitur në urgjencë, ku Sulo ka dy plagë të shkaktuara nga mjet prerës, në kokë dhe një poshtë sqetullës.

Policia thotë se autori i dyshuar është shtetasi Fatmir Jashari dhe se po punohet për kapjen e tij.

Reagimi i policisë: 

Sot, rreth orës 14:00, në lagjen nr.2, Sarandë, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F. J., 52 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. S., 54 vjeç dhe S. Ll., 62 vjeç, të dy banues në Sarandë. Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Happening now...