Gjykata e Lartë lë në fuqi burgun përjetshëm ndaj Redjan Rrajës për vrasjen e Andi Malokut dhe atentatin ndaj Arjan Ndojës

Gjykata e Lartë la në fuqi dënimin e përjetshëm të Redjan Rrajës, i gjetur fajtor për vrasjen e Andi Malokut, vrasjen e mbetur në tentativë të prokurorit Arjan Ndoja dhe vrasjen e mbetur në tentativë të Aleksandër Lahos alias Pëllumbu Muharremit.Siç raporton Anila Hoxha, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë la në fuqi edhe dënimin me 35 vite burgim për Arjol Halilajn, nën akuzë për të njëjtën ngjarje.
Gjykata e Lartë u shpreh se e konsideron rekursin e dy të akuzuarve si të pabazuar dhe ndaj lë në fuqi vendimin e 4 qershorit 2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Vendimi u shpall nga kolegji penal i përbërë nga Sokol Binaj, Ilir Panda dhe Sandër Simoni.
Dy të akuzuarit ishin ankuar në Gjykatën e Lartë mbasi i gjetën fajtorë edhe nga shkalla e dytë.
Happening now...
ideas
Rama-Berisha, from statesmen to Chameleons!
The DP, as a Pyramid Firm!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128