
Histori e dhimbshme/ Në kërkim të ndihmës, Fiqirete Kalemi shtrin dorën për mbijetesë


Fiqirete Kalemi, një grua e moshuar, rrëfen betejën e përditshme për mbijetesë, duke jetuar në kushte ekstreme. Me bashkëshortin e sëmurë, kërkon një mundësi për një jetë më të mirë që të mos vuaj për bukën e gojës.
Fiqirete Kalemi, një grua e moshuar, rrëfen mes lotësh betejën e përditshme për të siguruar mbijetesën.
jeton në kushte ekstreme, në një barake të vogël , të ftohtë, pa asnjë burim drite. Bashkëshorti i saj është i sëmurë dhe kërkon kujdes të vazhdueshëm, por Fiqiretja e vetme përballet çdo ditë me sfidat ku e ka përplasur jeta.
Me duar të mpira nga i ftohti, çdo mëngjes ajo shtrin dorën për të kërkuar atë që ka më shumë nevojë, një copë bukë për të mbushur barkun dhe për të siguruar ditën e nesërme.
Ndonëse është e pafuqishme për të përballuar të gjitha vështirësitë, Fiqirete përpiqet çdo ditë të gjejë diçka për të mbajtur frymën gjallë.
Ajo kërkon vetëm një mundësi për të jetuar një jetë më të mirë, për të kaluar ditët e saj të pleqërisë e qetë ku të mos vuaj për bukën e gojës

Rama-Berisha Bazaar, opposite Lulzim Basha!
ideas

It's never been a shame to say "I'm from Bathor"!


Opposition bonus "Berisha" for Edi Rama
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128