The terrible Altin Dardha, how he built a private court in 1997

2022-08-01 15:03:28 / AKTUALITET NGA FERDINAND DERVISHI

The terrible Altin Dardha, how he built a private court in 1997

...A lot of action, but there were also moments of reflection. According to the Albanian mentality, having power means having everything. By the same logic, those in power can solve any problem, regardless of the type or the fact that it may belong to the past.

Enjoying the reign in Berat, Altin Dardha and Adrian Çobo were also reminded of the punishment they had not paid. Both were punished, by final decision, with 25 years in prison each, for the murder, in November 1994, of Sokol Veleshnja.

Duket një avokat i zoti, apo dikush tjetër, u sqaron se ata e kishin një mundësi të rihapnin gjyqin me qëllim që të zvogëlonin dënimin, pavarësisht vendimit të formës së prerë.

 Sipas ligjeve të kohës, brenda një afati kohor prej 5 vitesh, gjykata e shkallës së parë, bazuar në fakte të reja, kishte të drejtë të rihapte një çështje. Pra mjaftonte që, për rastin e Altin Dardhës dhe Adrian Çobos, të gjendej një provë e re, që të kishte mundësinë të ndryshonte cilësimin e veprës penale.

-  E dimë që jemi dënuar padrejtësisht!

Ashtu si të dënuarit e çdo kohe, Altin Dardha dhe Adrian Çobo, e kishin në majë të gjuhës shfajësimin për vrasjen. Por në rastin e tyre kishte vërtet një detaj që mund të ndryshonte gjithçka.

Ata ishin dënuar për vrasjen me paramendim dhe në bashkëpunim, të Sokol Veleshnjës. Ndërkohë që e vërteta thotë se ata ishin nisur të vrisnin Blenard Hasanin por, në mungesë të tij, kishin qëlluar Sokolin, duke i deklaruar më parë se nuk donin ta vrisnin, por vetëm ta plagosnin.

Atë natë vdekja e Sokol Veleshnjës erdhi edhe për shkak të pazotësisë së kirurgëve dhe mungesës së mjeteve më të nevojshme, në sallën e operacionit.

Në këto rrethana Altin Dardha dhe Adrian Çobo ndërmarrin një aventurë, që mbase nuk është realizuar nga ndonjë bandë  e ngjashme në të gjithë historinë e përbotshme të tyre. Ata i shkojnë në shtëpi dhe rrëmbejnë një gjyqtar të njohur në Berat.

Pak më tej marrin në makinë edhe prokurorin e dikurshëm të çështjes si dhe një sekretare. Nën kërcënimin e tytave të kallashnikovëve ata çohen në një banesë private në lagjen “Çelepias”, ku ishte sajuar një sallë gjyqi, e përbërë nga disa karrige dhe tavolina.

-         Na keni bërë padrejtësi! Ishte plagosje, jo vrasje! Nuk duhet të dënoheshim me 25 vjet, por më pak... Në spital mjekët nuk dinin të ndalonin hemorragjinë e Sokolit... Para se ta qëllonim ne i thamë se donim ta linim çalaman... E qëlluam poshtë, vetëm për ta plagosur...

Altin Dardha po i bënte gjyqin Altin Dardhës- ky do të ishte mbase paradoksi më i madh i ngjarjeve në Beratin e vitit 1997.

Ishte një panoramë e pabesueshme– gjykatësi dhe prokurori në pamundësinë apo pazotësinë e të pandehurve, ndërsa banditët në pozitat e xhelatëve.

Përreth kallashnikovë, me nga tre karikatorë të lidhur bashkë, të hedhur pa kujdes mbi tavolina, grumbuj shishesh birre bosh, në një cep radio marrëse e dhënëse, të zhvatura policisë, që ngarkoheshin, në ajër një buacë e padepërtueshme me tym duhani si dhe grimca historish nga ato me “no happy ending”.

Rrethana kur lepuri në bark bën punën e vet. Një situatë që i detyron njerëzit e drejtësisë të bashkëpunojnë: jo, kjo nuk bëhet kështu, por duhet shkruar kështu... këtë tjetrën më mirë të mos e shkruajmë fare...

Kërkesa për rishqyrtimin e çështjes i dërgohet Gjykatës së Lartë në Tiranë. Mes dokumenteve të tjera ishin përfshirë edhe dëshmitë e dy të rinjve që thoshin, se kishin qenë të pranishëm në ngjarjen e vitit 1994.

Pikërisht këta sillnin provën e re që duhej për rigjykimin: përpara se të qëllonin, Altini dhe Adriani i kishin thënë viktimës së vetëm donin ta plagosnin...

Për habi, edhe pse shteti pothuaj nuk funksiononte, kërkesa pranohet. Gjykata e Lartë merr vendim që Gjykata e Beratit të rishikojë vendimin e vjetër duke shqyrtuar provat e reja. Gjykatësi i njohur merret sërish me pistoletë te koka, për të hartuar vendimin e ri. Dikur ai bëhet gati.

Tashmë për vrasjen e Sokol Veleshnjës kishte një version të ri. Altin Dardha dhe Adrian Çobo, dënohen me nga 15 vjet heqje lirie. Ishte maksimumi që parashikonte Kodi Pena, pas vërtetimit të akuzës “plagosje e rëndë me dashje me pasojë vdekjen”.

Dokumentacioni sajohet, sikur për çështjen të ishin zhvilluar disa seanca gjyqësore. Ndërkohë vendimet shtypen me makinë shkrimi, nënshkruhen, vulosen dhe regjistrohen njëlloj si çdo vendim tjetër i ligjshëm i gjykatës.

Në fakt, i gjithë ky investim nxitimthi kishte lidhje me amnistinë e datës 27 mars 19973, që parashikonte, veç të tjerash, edhe faljen e gjithë të atyre të dënuarve për “plagosje të rëndë, me dashje, me pasojë vdekjen”.

Edhe dënimi maksimal– me 15 vjet burg– lidhej me amnistinë. Mbajtja e stekës lart nga “gjykata” ishte një mendim i zgjuar që tentonte të tregonte seriozitetin e vendimit pavarësisht rrethanave, apo kohës kur u mor.

The truth says that this decision was considered legal even after the reconstruction of the state, in the fall of 1997. This explains the fact that Adrian Çobo was a free citizen until 2000, even a public figure, after taking the post of To the president of the football club "Tomorri".../ Passage from the book "Altin Dardha", by the well-known journalist Ferdinand Dervishi

 

Happening now...