Kush i kërcënon gjyqtarët? Ish-prokurori: Drejtësia është goditur më shumë nga politika sesa nga krimi

I penduari i drejtësisë Artan Tafani ka tronditur jo pak kur u mësua se sy prokuroret, Doloreza Musabelliu e SPAK-ut dhe Merita Selimi e Lushnjës, kanë qenë në shënjestrën e grupit famëkeq të Laert Haxhiut.
Pikërisht kjo çështje ishte kjo tema e diskutimit në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News”, ku paneli i të ftuarve komentoi mbi këto sirena alarmi mbi atë që pritet nga institucionet e drejtësisë.
Ish-prokurori Gentian Ternova theksoi se nuk ka marrë kërcënime të drejtëpërdrejta. Ai tha më tej se drejtësia është goditur më shumë nga politika sesa nga krimi.
“Por mendoj se e keqja e reformës dhe sistemit të drejtësisë vjen nga politika. Është ajo që e ka goditur më shumë përmes sulmeve politike, ka bërë që sistemi i drejtësisë të mos jetë aty ku duhet. Krimi dhe mafia gjejnë terrenin e duhur kur politika ia krijon. Denigrimi gjatë këtyre viteve ka ndodhur pikërisht nga politika”, u shpreh ish-prokurori Ternova.
Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
ideas
"Preliminary sentence for Belinda Balluku", response to Baton Haxhiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Berisha's red line and the black line of democracy in the DP
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
