Lirimi nga qelia/ Gjokutaj: Gjykata verifikon nëse zonja e Tahirit është e pazonja për tu kujdesur për fëmijët

I ftuar në Intervistën e Ditës në SYRI TV me moderatoren Eneida Ndoci, avokati Genc Gjokutaj ka folur nëse 'pastrimi i mëkateve' të Tahirit ishte legjitim apo jo.
Avokati ka theksuar se e drejta e kërkuar për lirim nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është ushtruar brenda afateve ligjore.
Por sipas Gjokutaj, është gjykata ajo që verifikon nëse jemi në këto kushte që bashkëshortja e zotit Tahiri është e pazonja për tu kujdesur për fëmijët ose jo dhe gjykata ka vendosur lirimin.
Gjokutaj: Zoti Tahiri është dënuar me 3 vjet e 4 muaj për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Kur zoti Tahiri ka bërë kërkesën është bazuar në nenin 59/a gërma v e Kodit Penal te alternativat dënimit me burgim, ky aty ka një sërë dispozitash në të cilat flitet për format e vuajtjes së dënimit dhe një nga këto forma është qëndrimi në shtëpi.
Një prej këtyre formave është për ‘baballarët që jetojnë me fëmijët nën moshën 10 vjeç dhe nëna e tyre është e pazonja të rrisë fëmijët’.
Zotit Tahiri i ka mbetur më pak se 2 vite burg, më saktë 19 muaj dhe 11 ditë dhe gjykata ka pranuar gjendjen shëndetësore të zonjës së tij e cila vuan nga krizat kronike që e bëjnë atë të pazonjën për tu kujdesur për fëmijët.
E drejta për ta kërkuar është ushtruar brenda afatit nga zoti Tahiri.
Gjykata është ajo që verifikon nëse jemi në këto kushte që bashkëshortja e zotit Tahiri është e pazonja për tu kujdesur për fëmijët ose jo dhe gjykata ka vendosur lirimin.
-
Artan Hoxha paralajmëron arrestimin e bujshëm: Mbani frymën njerëz….
3 Qershor, 16:57 -
Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
ideas
"Preliminary sentence for Belinda Balluku", response to Baton Haxhiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Berisha's red line and the black line of democracy in the DP
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128


