Misteri/ U gjet i vrarë me armë zjarri në banesë në Itali, identifikohet i riu shqiptar (Emri)

Identifikohet 20-vjeçari shqiptar që u gjet i pajetë në një banesë në Itali. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin Enriko Aliaj. I riu u gjet i vrarë me një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit në shtëpinë e tij në Ponte dell’Olio, në zonën e Piaçenza-s.
Ndërkohë, i dyshuari kryesor është vëllai i viktimës 18-vjeçar, i cili jetonte me të së bashku me prindërit dhe një motër më të vogël. Ndonëse ende nuk dihen motivet, policia po heton për një ngjarje me dashje, por nuk përjashton dhe aksidentin tragjik. Prokuroria Publike e Piacenzas ka hapur dosjen e vrasjes në lidhje me vdekjen e 20-vjeçarit Aliaj mbrëmjen e djeshme.
Në shtëpi në atë moment, përveç viktimës dhe vëllait të tij, ndodhej edhe një person i tretë, mik i dy të rinjve, i cili fillimisht është larguar por më pas është identifikuar nga karabinierët e Piacenza-s që po hetojnë rastin.
Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
ideas
"Preliminary sentence for Belinda Balluku", response to Baton Haxhiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Berisha's red line and the black line of democracy in the DP
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
