Në detyrë që nga 2023, jep dorëheqjen drejtori i burgut të Peqinit

Florenc Doka ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij si Drejtor i Institucionit të Ekzekutimit të Dënimeve Penale (IEVP) në Peqin. Vendimi është bërë publik ditën e sotme, ndërsa burime zyrtare nuk kanë bërë të ditura arsyet e largimit të tij nga ky post.
Sipas informacioneve të siguruara, Florenc Doka ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën e tij për dorëheqje e cila është pranuar dhe miratuar nga Ministri i Drejtësisë, Ulsi Maja. Dorëheqja vjen në një moment kur institucioni që ai drejtonte ka qenë pjesë e vëmendjes për çështje të ndryshme që lidhen me administrimin dhe funksionimin e burgjeve në vend, megjithatë nuk ka të dhëna që e lidhin këtë vendim me ndonjë ngjarje të veçantë.
Florenc Doka kishte një eksperiencë disa-vjeçare në sistemin penitenciar dhe gjatë kohës së drejtimit të IEVP Peqin ka qenë i angazhuar në implementimin e disa masave reformuese në këtë institucion. Aktualisht nuk është bërë ende e ditur se kush do ta zëvendësojë atë në këtë post, ndërsa Ministria e Drejtësisë pritet të bëjë një emërim të ri në ditët në vijim.
Dorëheqja e Dokësu ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe strukturave të drejtësisë, duke ngritur pikëpyetje mbi motivet e këtij vendimi të papritur. Ministria, nga ana e saj, ka theksuar se do të vijojë të monitorojë nga afër funksionimin e IEVP-ve në të gjithë vendin dhe të ndërmarrë masa për përmirësimin e kushteve dhe standardeve të administrimit të tyre.
Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
ideas
"Preliminary sentence for Belinda Balluku", response to Baton Haxhiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Berisha's red line and the black line of democracy in the DP
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
