Wanted for two years, new photo of Ervin Mata published! He crossed into Brazil illegally via sea routes, extradition to Albania expected

2026-04-28 10:53:52 / AKTUALITET ALFA PRESS

Wanted for two years, new photo of Ervin Mata published! He crossed into Brazil

Detaje të reja janë bërë publike lidhur me operacionin ndërkombëtar që çoi në arrestimin e Ervin Matës, i konsideruar nga autoritetet si një ndër personat e përfshirë në trafikun e kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës.

Sipas burimeve, prej më shumë se dy vitesh, Interpol Tirana kishte siguruar informacione se Mata fshihej në Brazil, ku edhe u lokalizua dhe u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë.

39-vjeçari dyshohet se lëvizte mes Brazilit dhe Paraguait. Në momentin e ndalimit nga autoritetet braziliane, ai ka paraqitur dokumente identifikimi të dyshuara si të falsifikuara. Mes tyre një dokument të Paraguait, ku vendlindja ishte shënuar Mbretëria e Bashkuar dhe me afat vlefshmërie deri në vitin 2030.

Po ashtu, sipas të njëjtave burime, Mata posedonte edhe dokumente të tjera të dyshuara të falsifikuara, përfshirë një pasaportë dhe kartë identiteti bullgare me afate të ndryshme vlefshmërie.

Gjithashtu, është publikuar edhe një foto e re e Ervin Matës. Pamjet e fundit të tij datojnë nga nëntori i vitit 2023, kur ai shfaqej duke ngritur një dolli nga arratia. Ndërkohë, së fundmi është bërë publike edhe një tjetër fotografi  e “Bolit”, e realizuar pak minuta pas arrestimit në Brazil.

Arrestimi i tij u krye në periferi të San Paolos, ku dyshohet se ndodhej në shoqërinë e personave të tjerë, të cilët po hetohen për lidhje me aktivitetin e narkotrafikut.

Ervin Mata rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK që prej vitit 2023, nën dyshimet për përfshirje në trafikun e sasive të mëdha të kokainës dhe drejtimin e një grupi të strukturuar kriminal që vepronte në disa shtete.

Autoritetet shqiptare, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, kishin ndjekur prej kohësh lëvizjet e tij në disa vende të Amerikës Latine, duke çuar në finalizimin e operacionit për arrestimin e tij. Aktualisht pritet vijimi i procedurave për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Wanted for two years, new photo of Ervin Mata published! He crossed into Brazil

Happening now...