Nga Kamza për të shitur kanabis në Kombinat, pranga 25-vjeçarit

2025-04-25 14:25:55 / AKTUALITET ALFA PRESS
Nga Kamza për të shitur kanabis në Kombinat, pranga

Policia e Tiranës ka arrestuar një të ri 25-vjeçar, i cili dyshohet se kishte ardhur nga Kamza për të shitur kanabis në zonën e Kombinatit.

Shtetasi A. Gj., banues në Kamëz, u arrestua nën akuzën për “Prodhimin dhe shitjen e narkotikëve”.

Shërbimet e Policisë, gjatë një kontrolli të ushtruar në rrugën “Shaban Bardhoshi”, kanë ndaluar automjetin që drejtonte A. Gj.

Gjatë kontrollit, në automjet u gjetën 170 gramë lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa mdërsa dyshohet se i arrestuari siguronte sasi kanabisi, e ndante atë në doza dhe i shiste në zona të ndryshme të Kombinatit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në kuadër të goditjeve të njëpasnjëshme kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.

Për këtë rast, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Gj., 25 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar në rrugën “Shaban Bardhoshi”, automjetin që drejtonte shtetasi A. Gj., në të cilin, gjatë kontrollit u gjetën 170 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas siguronte sasi kanabisi, e ndante në doza, në banesë, dhe i shiste ato në zona të ndryshme në Kombinat.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Happening now...

ideas