Without salaries for 7 months, dozens of Bankers Petroleum employees protest for justice

2026-02-10 10:43:36 / AKTUALITET ALFA PRESS
Without salaries for 7 months, dozens of Bankers Petroleum employees protest for

Dhjetra punonjës të kompanise së sigurimit të Bankers Petroleum” SHPSF Serjani”, janë ngritur në një protestë paraditen e sotme.

Prej 7 muajsh ata nuk kanë marrë pagat duke e bërë situatën e 120 punonjësve tepër të vështirë.

Kemi qënë 380 punonjës thonë ata , por janë bërë shkurtime të vazhdueshme , ndërkohë që kjo është protesta e katërt brenda 7 muajve. Jemi zhytur në borxhe e kredira thonë protestuesit , ndaj kjo problematikë duhet të marrë zgjidhje.

Ndërkohë ata kanë pohuar se gjatë gjithë kësaj kohe kanë marrë kontakte me drejtuesit e kompanisë të cilët i kanë mbajtur me shpresa të kota.

Përballë kësaj situate punonjësit kanë pohuar se do të vazhdojnë protestat paralelisht me punën derisa problematika e tyre të marrë zgjidhje.

Happening now...

ideas