Padia për shpifje e Lapaj ndaj Agron Shehajt, shtyhet gjyqi
Seanca e parë gjyqësore për padinë për shpifje të ngritur nga Adriatik Lapaj ndaj deputetit Agron Shehaj është shtyrë. Shkak për shtyrjen u bë mungesa e Agron Shehajt në sallën e gjyqit, për të cilën gjykata deklaroi se ai nuk ishte njoftuar zyrtarisht. Ndërkohë, paditësi Adriatik Lapaj ishte i pranishëm.
Përplasja mes dy figurave publike mori formë ligjore më 2 prill, kur Lapaj dorëzoi pranë SPAK një kallëzim penal për shpifje ndaj Shehajt, pas akuzave të rënda që ky i fundit kishte bërë në drejtim të tij.
Shehaj e akuzoi Lapajn se kishte marrë 45 milionë lekë nga kompania “Merkaj 3 shpk”, e cila është aktualisht nën sekuestro nga SPAK, me dyshimet se shërbente për pastrimin e parave të grupit kriminal “Çopja”. Lapaj ka mohuar kategorikisht këto akuza, duke sqaruar se pagesat ndaj tij lidhen me shërbime ligjore të kryera në cilësinë e avokatit të kompanisë.
Pavarësisht sqarimeve, Shehaj ka vijuar me akuzat, duke publikuar dokumente që sipas tij provojnë se Lapaj ka qenë i përfshirë në regjistrimin e një prone me vlerë miliona euro, të blerë nga e njëjta kompani në zonën bregdetare. Sipas pretendimeve të Shehajt, vendimi për regjistrimin e kësaj prone është marrë nga Alltun Çela, vjehrri i Lapajt, në kohën kur ky i fundit drejtonte Gjykatën e Sarandës.
View this post on Instagram
Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
ideas
"Preliminary sentence for Belinda Balluku", response to Baton Haxhiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Berisha's red line and the black line of democracy in the DP
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
