Pamjet nga aksidenti ku humbi jetën vajza e ish-deputetit Vangjel Tavo

2023-11-29 15:45:25 / AKTUALITET ALFA PRESS

Pamjet nga aksidenti ku humbi jetën vajza e ish-deputetit Vangjel Tavo

Janë publikuar pamjet e makinës ku udhëtonte vajza e ish-deputetit Vangjel Tavo, e cila ndërroi jetë një ditë më parë.

Në pamje shihet se makina është e përmbysur, teksa 24-vjeçarja Eva Tavo ndërroi jetë në vendngjarje. Ajo ishte pasagjere në mjetin e drejtuar nga një 40-vjeçar shqiptar, që udhëtonte nga Tetova drejt Shkupit.

Pamjet nga aksidenti ku humbi jetën vajza e ish-deputetit Vangjel Tavo

Mjeti me targa shqiptare doli nga autostrada “Nënë Tereza”, në fshatin Laskarci, në orën 14:00. Për pasojë vajza e Tavos humbi jetën në vend, ndërsa shoferi është dëmtuar rëndë dhe ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Lajmin e rëndë për vdekjen e së bijës e ndau vetë Tavo përmes një postimi në Facebook.

Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time. Vajza ime e madhe Eva u nda nga jeta në kulmin e rinisë, në moshën më të bukur, siç ishte edhe vetë ajo. Varrimi bëhet ditën e enjte, datë 30 nëntor, ora 11:00 në Jorgucat, Gjirokastër”, shkroi ai.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërsa mësohet se ka nisur puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.